Popullsia e Shqipërisë në plakje, mbi 50 mijë pensionistë i shtohen skemës në 5 vjet

Popullsia e Shqipërisë në plakje, mbi 50 mijë pensionistë i shtohen skemës në 5 vjet

20:03, 30/11/2023
A+ Aa A-

Nga viti në vit, vendi po shkon drejt moshimit, pasi numri i individëve që dalin në pension po pëson një rritje progresive. Scan ka analizuar ecurinë e shifrave sa i takon personave që janë në moshën e pleqërisë dhe përfitojnë pension nga Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ku duket se në 5-vjeçarin e fundit të marrë në analizë ka një rritje të ndjeshme.  Kështu nëse viti 2019 është mbyllu me 529.103 pensione pleqërie, në Qershor të 2023-shit rezultojnë që përfitojnë pension 579.877 të moshuar në të gjithë vendin dhe rritja rezulton me mbi 50 mijë

Por nga ana tjetër, për shkak të rritje së pagës minimale në shkallë vendi gjatë viteve të fundit, duke e çuar atë në 40 mijë lekë në muaj në prill të 2023, të ardhurat nga kontributet e detyrueshme dhe ato vullnetare në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore gjithashtu kanë pësuar rritje nga viti në vit, ku në dhjetor të 2022 regjistrohen në 103 miliardë lekë, gjë që tregon për shenja të shëndoshjes së skemës.

Megjithatë rritja e numrit të pensionisteve të cilët trajtohen me pension, bën që skema të vijojë të jetë e varur nga buxheti i shtetit i cili për çdo vit jep mbi 20 miliardë lekë subvencion për të mbuluar shpenzimet që ka Instituti i sigurimeve Shoqërore, që lidhen me pagesat e pensioneve të pleqërisë, ato familjare, suplementare, të paafatësisë së përkohshme në punë, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco