Shtatzëna denoncon ushqimin e spitalit: I pamjaftueshëm, 2 javë e njëjta menu

Shtatzëna denoncon ushqimin e spitalit: I pamjaftueshëm, 2 javë e njëjta menu

11:19, 30/11/2023
A+ Aa A-

Pedagogia Malvina Tafçiu e cila është në fund të shtatzënisë së saj dhe ndodhet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka bërë një denoncim publik sa i takon ushqimit që jepet në këtë maternitet.

Ajo tha se menuja nuk ka ndryshuar që prej dy javësh dhe ushqimi i ofruar është i pamjaftueshëm për një grua shtatzënë.

“Do kisha dëshirë që instancat përkatëse të reagonin lidhur me një meny specifike për këtë lloj kontingjenti të shoqërisë, që mendohet që po rrit një jetë.

Sot për mëngjes kam marrë atë që kemi marrë çdo ditë. Kam dy javë që jam e shtruar dhe sjellin, reçel, bukë, djathë dhe një gotë qumësht. Kjo është menyja e mëngjesit dhe kjo ka qenë menyja gjatë dy javëve që unë kam qenë e shtruar. asnjë ndryshim tjetër”,-tha Malvina Tafçiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco