KAFE SHQETO/ Ndihma ekonomike, Rama jep lëmoshën e radhës, flet eksperti i ekonomisë

KAFE SHQETO/ Ndihma ekonomike, Rama jep lëmoshën e radhës, flet eksperti i ekonomisë

09:55, 30/11/2023
A+ Aa A-

Në fund të vitit 2021 ishin më shumë se 622 mijë qytetarë shqiptarë jetonin në prag të kufirit për të qenë i varfër.

Që një person të konsiderohet në prag rreziku varfërie, duhet të ketë të ardhura vjetore jo më shumë se 191.7 mijë lekë ose 15 mijë lekë në muaj.

Ndërsa përfitimet që jep skema kombëtare e ndihmës ekonomike janë shumë më të ulëta, pasi pagesat mujore variojnë nga 1800 lekë deri në 9900 lekë për familje, jo për individ.

Për të folur për këtë temë kaq të ndjeshëm dhe që prek mijëra familje shqiptare ishte i ftuar në KAFE SHQETO, Enriko Ceko – Ekspert Ekonomie .

Ceko- Ne që jemi specialistë të fushës e dimë që Shqipëria renditet në vendet të cilat mbështesin më pak qytetarët në përgjithësi dhe shtresat e papriviligjuara në veçanti në evro. Vitet e fundit janë shpenzuar 0.3% të Produktit të Përgjithshëm Kombëtar në lidhje me mbështetjen e shtresave në nevojë në përgjithësi. Edhe kur flasim për mbështetjen për papunësinë, edhe kur flasim për mbështetjen sociale dhe kur flasim për ndihmën ekonomike për të cilën po diskutojmë sot, të treja këto mekanizma që përdoren për të mbështetur shtresat e paprivilegjuara, në Shqipëri shfaqen problematika për shumë arsye.

Një nga aryset kryesore është se në Shqipëri 50%  popullsisë është e varfër, gati 30% janë shumë të varfër, po sipas statistikave jetojnë me më pak se 100 lekë në ditë, një dollarë në ditë afërsisht, 25% të tjerë jetojnë me 3-5 dollarë në ditë dhe 25% të tjerë jetojnë gati me 7 dollarë në ditë. Pra këtu nuk bëhet fjalë për një 33% që janë shumë të varfër dhe se ata që jetojnë me 7 dollarë në ditë në krahasim me nivelin e jetesës në Europë prapë të varfër janë, pavarësisht se ne themi që kanë dal përtej kufirit të varfërisë. Nëse jetojmë me 700 lekë në ditë , 7*3 bëjnë 21, në një kohë që pranuam se para e të rritej inflacioni në periudhën në të cilën jetojmë, minimumi për të jetuar një qytetar ishte 18.000 lekë. Pra në vështërsinë e kushteve në të cilën ne ndodhemi edhe ai që jeton me 700 lekë nuk e ka shansin që po ti vështirsohet gjendja ekonomike të jetojë. Ai përsëri do të bëhet më i varfër. Çfarë tregoi pandemia? Çfarë tregoi kriza ekonomike pas pandemisë ? Çfarë tregoi situata që u krijua nga tërmeti në Shqipëri? Gjitha këta treguan se 75 % e popullsisë në Shqipëri janë vunerabël ndaj përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe menjëherë kthehen në të varfër dhe duhet shumë kohë që pastaj të përmisojnë cilësinë e jetës gradualisht që të dalin nga varfëria. Me 1800 lekë në muaj se bëhet fjalë për në muaj jo për në ditë.

Moderatori Flavio Qarri: Më ngacmoi diçka tek përgjigja juaj zoti Ceko. Ka një mungesë serioziteti në tërësinë në gjithë diskursin publik shqiptar, ka mungesë serioziteti kur flitet për hidrokarburet, ka mungesë serioziteti kur flitet për ndihmën sociale, ka mungesë serioziteti kur flitet, kujtojë pandeminë që u trajtuar me një lehtësim të papërballueshme dhe vdisnin shqiptarët si pa të keq ndërkohë që luhej muzikë tallave nëpër dritare kompleksesh?

Ceko: Shpenzimet për shqiptarët në periudhën e pandemisë ishin pothuajse 10 herë më pak se ç’bëri çdo shtet tjetër evropian në atë kontinentin e famshëm ku duan të na fusin me zor.

Flavio: Pse kjo mungesë serioziteti në çdo fushë?

Ceko: Këta mendojnë se VIP të bën reklama, këta mendojnë se VIP të bën kur del në televizor në vend që të këndosh se mendon veten për këngëtarë tregon pjesët e trupit.

Flavio: Mirë personazhet po politika pse jo kaq serioze?

Ceko: Është njësoj, janë të njëjtit persona. Është e njëjta frymë,është i njëjti mentalitet. Të gjithë ata që janë atje lart dhe ata që bëjnë si VIP kujtojnë se në themel të jetës tonë është paraja. Po në themel të jetës tonë nuk është paraja. Në themel të jetës tonë është Zoti, morali dhe ligji. Nëse ne besojmë në Zot në qoftëse ne respektojmë ligjin e nëqoftëse ne kemi moral atëherë po, ata që janë atje lart mund të jenë të gatshëm të bëjnë ndonjë gjë për ata që janë këtu poshtë. Ata që janë atje lart as nuk e kanë idenë se si jetohet.  T’ju bëj një pyetje. Ju bëni pazar në supermarket, a keni parë ndonjë politikan të bëj pazar në supermarket ose nga ata që quhen VIP? Jo.

Shumica e qytetarëve shkojnë tek sporteli për të paguar ujin dhe dritat. Keni parë ndonjë politikan të paguajë ujin dhe drita. Të gjithë qytetarët e Shqipërisë që dalin në pension shkojnë dhe zënë radhë që të marrin pensionin. Keni parë ju një politikan të shkojë e të marrë pensionin se dhe ata marrin pension kur dalin në pension. Duhet parë mirë kjo punë. Kur je atje sipër duhet t’ju shërbesh njerzve.

Ndiqni intervistën e plotë të ekspertit të ekonomisë: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco