Raporti i frikshëm, Pustina: Dhuna ndaj grave, rastet po shtohen dita ditës

11:55, 29/11/2023
A+ Aa A-

Avokatja Vjollca Pustina e ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, u shpreh se aktualisht kemi një raport të frikshëm të dhunës ndaj grave dhe se rastet po shtohen dita ditës.

Pustina shtoi gjithashtu se gjatë 24 orëve zakonisht zhvillohen 15 deri ne 16 gjyqe, që kanë në fokus divorcin apo dhunën në familje.

Mendoj se në një ditë, gjashtë gjyqtar të seksionit familjar zhvillojnë mesatarisht 15 deri në 16 gjyqe në ditë, mendoj se është goxha e lartë.

Duhet të dini diçka, nuk është vetëm dhuna 'të vesh dorë' apo të ushtrosh dhunë fizike ndaj gruas.

Është dhe dhuna psikologjike e cila është mjaft e theksuar në familjet shqiptare ose në marëdhëniet mes dy njerëzve.

Nuk po them që nuk duhet të ketë debat në mendime mes dy palëve ose prindër-fëmijë, por konflikti fillon që kur njëra nga palët fillon insiston që kjo që them unë do bëhet dhe vazhdon dhuna psikologjike deri sa shkon dhe në dhunë fizike.

Në njëfarë mënyre mendoj unë që janë një sërë faktorësh që ndikojnë.

Edhe njohjet mes një çifti mendoj se duhen menduar pak më mirë se kë zgjedh partner/e.

Më përpara ka pasur forma të tjera të jetesës, ka qenë fejesa e më pas martesa, ndërsa tani ju është dhënë mundësia të rinjve edhe për bashkëjetesë që nëse nuk përshteten, është më mirë të ndahen që në momentin e parë, se sa kur krijojnë familje bëhen më fëmijë dhe kalojnë në divorc, nuk është problem se po ndahen njerëz por pasojat më të rënda i kalojnë gjithmonë fëmijët.

Rastet e tilla nuk po ulen, majde përkundrazi vetëm po shtohen ditë ditës... dhe në gjykatë zhvillohen 15 deri në 16 gjyqe, divorc dhe dhunë në familje, urdhër mbrojtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco