Parashikimi i motit sot dhe nesër, 28 - 29 nëntor 2023

Parashikimi i motit sot dhe nesër, 28 - 29 nëntor 2023

07:53, 28/11/2023
A+ Aa A-

Një qendër me presion të ulët amosferik po ndikon gadishullin e Ballkanit duke sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E martë, 28 nëntor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi në veriperëndim në mesditë, reshje bore në verilindje dhe juglindje. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      -2/7°C

- Zonat e ulëta       6/17°C

- Zonat bregdetare 10/19°C

Kosovë

Kosova për dt. 28 Nëntor 2023 do të ketë vranësira reshje hsiu dhe reshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – 2°C në mëngjes deri në 3°C – 9°C gradë Celsius në mesditë.

E mërkurë, 29 nëntor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në perëndim me intesitet mesatar, reshje bore ne veri, ne mbrëmje do të kemi përmirësim. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      4/8°C

- Zonat e ulëta       10/17°C

- Zonat bregdetare 12/18°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco