Lajmi i fundit

7 vjedhje në ditët e fundit, arrestohen 3 ''skifterët'' që bënin 'namin'

Gara e rëndësishme në Dubai/ 7-vjeçarja Dua Hoxha rrëmben medaljen e artë

Gara e rëndësishme në Dubai/ 7-vjeçarja Dua Hoxha rrëmben medaljen e artë

23:24, 27/11/2023
A+ Aa A-

Akademia Botërore- Brainobrain Kosova ka përfaqësuar shtetin e Kosovës me 28 fëmijë në Garat Ndërkombëtare të Brainobrain International në Aritmetikën Mentale të mbajtura në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në këtë garë që u mbajt me datën 25 Nëntor 2023 fëmijët arritën të dilnin me rezultate tejet të mira ku morën titullin kampion apo rrëmbyen medaljen e artë ose të argjendtë.

Konkretisht 18 përfaqësues morën titullin kampionë (vende të para), 7 medale të arta (vende të dyta) dhe  3 medale të argjendta (vende të treta).

Në këtë garë morën pjesë fëmijë të 42 shteteve nga e gjithë bota me rreth 2000 fëmijë, të cilët garuan në kategori të ndryshme të klasifikuara në bazë të moshës dhe nivelit.

Një nga pjesëmarrëset në këtë garë është Dua Hoxha.

Dua Hoxha, 7 vjeçe studion në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco