Ekspertja e IGJEO: Temperaturat këtë javë pësojnë rritje të lehtë, zonat malore reshje shiu me intensitet të lartë

Ekspertja e IGJEO: Temperaturat këtë javë pësojnë rritje të lehtë, zonat malore reshje shiu me intensitet të lartë

10:08, 27/11/2023
A+ Aa A-

Anira Gjoni specialist’ IGJEUM’ e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ solli në pasqyrim të temperaturave mesatare që do të kenë qytete e Shqipërisë gjatë kësaj javë.

Sipas saj pritetn reshje me intensitet të lartë në zonat malore, por edhe ato bregdetare megjithatë temperaturat duket se do të pësojnë rritje të lehtë.

Pjesë nga biseda:

Anira Gjoni: “Me shumë gjasa e kanë harruar njerëzit që kemi hyrë në stinën e dimrit dhe ne duhet të bëhëmi gati për të pritur të ftohtin, reshjet e dëborës dhe të shiut ku do kemi intensitete të shtuara të reshjeve të njëpasnjëshme.

Duke nisur nga dita e nesërme, temperaturat do të ngrihen pak, por duke sërish do të kemi rikthimin e reshjeve në formën e shiut dhe të dëborës në të gjithë vendin.

Nuk presim që të kemi ngrica të llahtarshme gjatë kësaj jave, domethënë ditën e sotme  kishim temperaturat më minimale që do të arrihen gjatë kësaj jave ku në zonat bregdetare janë rregjistuar temperaturat  -8 dhe 4 gradë celcius.

Ditën e nesërme këto temperaturat do të ngrihen 11-16 gradë celcius dhe në zanat malore 2 dhe  -8 gradë celcius.

Duke nisr nga dita e sotme dhe mëngjesi i së martës në qarqet: Dibër, Shkodër Kukës Vlorë e Gjirokastër presim që të kemi reshje intensive shiu dhe në zonat malore reshje dëborë në martësitë mbi 600m / mbi nivelin e detit.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco