Reshjet e dendura të shiut, Shqipëria zyrtarisht nën ujë! Miranda Deda: Bashkitë të mos flenë, por të marrin masa

10:31, 06/11/2023
A+ Aa A-

Stuhia 'Ciaran' godet Shqipërinë! Përmbytje rrugësh në Tiranë e Durrës, Rrëshiqtje dherash dhe pemë të rrëzuara, ishin disa nga titujt e lajmeve që pamë më së shumti javën që lamë pas.

Duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, mjaftuan 3 ditë me shi që situata në vend të kthehej në kaotike e mjaft shqetësuese.

Miranda Deda, eksperte për ‘Menaxhimin e Përmbytjeve’ e ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ka komentuar situatën e ndodhur në vend, ku përmbytjet kishin prekur thuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Deda u shpreh se nuk mund t’i parandalojmë reshjet e shiut, por qeveria mund të kishte përgatitur disa plane për t’i minimizuar të gjitha këto dëme.

Diskutimi në studio:

Ola: A mund të evitoheshin të gjitha këto dëme materiale që ju shkaktuan qytetarëve, kryesisht bizneseve?

Miranda Deda: “Fatkeqësisht e kemi thënë shpesh-herë nuk mund t’i parandalojmë reshjet e shiut, por mund të përgatitemi për t’i minimizuar të gjitha këto dëme.

Kemi pasur gjithë vjeshtën përpara e duhet të kishim marrë masat e duhura dhe mos të flinin gjumë bashkitë.

Ne tashmë jemi në fazën që Europa tenton që të shpreh paralajmërimin e hershëm, pra atë që institucionet duhet të bëjnë dhe në këtë rast është Instituti i Gjeoshkencave këtu tek ne, dhe natyrisht ai bën por duhet një zë më i fuqishëm për tu dëgjuar ai i institucion dhe secili prej tyre të ketë përgjegjësinë e vet.

Nesë kjo nuk ndodh, pra nëse ata nuk i marrin përsipër këto përgjegjësi ti duhet të mbash përgjegjësi për atë post publik që t’i ke.

 Duhet një ndërgjegjësim i jashtëzakonshëm për këtë çështje, nga institucionet deri tek qytetarët. Edhe qytetari duhet të kuptojë që nëse institucionet nuk arrijnë që ta mbrojnë të paktën të mbrojnë veten. Deri në këtë pikë kemi arritur.

Duhet një ringritje e tërë, një ndërgjegjësim që nga shoqatat e gjithçka që është pjesë e sistemit të mbrojtjes civile, nga lokale në ato qëndrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco