Firmoset marrëveshja me Zvicrën, Rama: Nga 1 tetori qytetarët gëzojnë përfitim të plotë të kontributeve në të dyja vendet

Firmoset marrëveshja me Zvicrën, Rama: Nga 1 tetori qytetarët gëzojnë përfitim të plotë të kontributeve në të dyja vendet

17:30, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga 1 tetori do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa Rama shprehet se qytetarët e të dy vendeve kanë të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve.

Ai shtoi se së shpejti do të ratifikohet edhe marrëveshja me Italinë. Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë u miratua nga parlamenti zviceran më 8 dhjetor 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco