Vijon prej 48 ditësh të jetë aktiv zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Mamëz të Kukësit. Banorët e qytetit verilindor, ankohen se ndotja e shkaktuar u ka përkeqësuar jetën.
Syri tv
Prej 48 ditësh vijojnë të digjen mbeturinat në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës.
Tymi dhe era e rëndë, që shkatohet nga çlirimi i djegieve të materialeve të plastikës në grumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Mamëz, vetëm një kilometër larg qytetit të Kukësit në vij ajrore, ka përkeqësuar jetësën e qytetarëve kuksianë.
Qytetarët apelojn tek institucionet të ndërhyjnë për shuarjen e kësaj vatre zjarri.
Kjo pikë u përfshi nga flakët në datën 10 gusht të këtij viti, në pesë ditët e para të rënjes së zjarrit u mobilizuan forcat e zjarrfikses së qytetit të Kukësit dhe ushtrisë shqiptare, duke neutralituar përhapjen e flakëve jashta rrethimit të vendgrumbullimit, i cili ndodhet në mes të malit të Mamzit.
© SYRI.net