Ne fjalen e tij Arqipeshkevi Metropolit i Dioqezës Tirane-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, në takimin mesdhetar në prani të Papa Françeskut dhe presidentit francez Macron, duke iu drejtuar Atit te Shenjte, theksoi se 10 vite para se te lindja une (1977) vendi im ishte shpallur ateist me kushtetutë dhe kishat ishin shkatërruar, Zoti ishte i ndaluar në të gjitha shenjat e tij të dukshme.
Për këtë arsye, unë u rrita pa asnjë referencë fetare. Pashë vetëm gjyshen time duke lutur rruzaren përpara një stalle, ku zbulova më vonë se kishte qene një kishë. Edhe gjyshi lutej gjithmonë në fshehtësi. Fëmijëria ime u karakterizua nga varfëria dhe ideologjia. Krahas kësaj për familjet tona, ekzistonte frika se mos arrestoheshin dhe çoheshin në kampet e përqendrimit apo burgjet e regjimit. Daja, vëllai i nënës, ishte burgosur.
Por ndërsa e gjithë Shqipëria ishte si një kamp përqendrimi në ajër të hapur, ne si katolikë, myslimanë dhe ortodoksë jetuam sinodalitetin e vuajtjes dhe solidaritetit që sot na solli frytin e vëllazërisë dhe harmonisë ndërfetare. Me tej ai theksoi se “një grua e vogël e popullit tonë, Shenjtja Nënë Tereza, solli në botë sinodalitetin e dashurisë së Zotit për Ungjillin e Tij. Pas rënies së komunizmit edhe unë në atë kohë 16 vjeç, si shumë të tjerë sot, kalova detin dhe emigrova në Itali, ku jetova prej vitesh.
Duke sjelle në vemendje fatin e qindra e mijerave shqiptareve te emigruar ai theksoi se “në përvojën time si "migrant" Zoti më kapërceu me bujarinë e tij, me provaninë e Tij, më bëri të rizbuloja besimin tim me Pagëzimin. Dhe nëpërmjet një udhëtimi besimi të jetuar me bashkësinë time të Zojës të Papërlyer, zbulova thirrjen për në priftëri. I jam mirënjohës Zotit dhe Zojës për praninë dhe mbështetjen e tyre në të gjitha rrethanat e jetës sime, të cilën ata gjithmonë dhe edhe tani si Arqipeshkev vazhdojnë te japin. Po, Maria është gjithmonë Stella Maris për të gjithë, edhe sot, si për ata me dete të stuhishme, ashtu edhe për ata me dete të qetë për momentin, sepse Ajo është Mbretëresha e Paqes, me Të ka Paqe!
Edhe sot në Mesdhe ka shumë njerëz që jetojnë në situata të vështira. Ka edhe shumë distanca: ato me të cilat përballen vëllezërit tanë migrant, ato që shënojnë përvojat e popujve tanë nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Migrantet sjellin me vete jo vetëm shumë sprova, vuajtje e dhunë të vuajtur, por mbi të gjitha janë bartës të shpresës së madhe që mbajnë në zemrat e tyre, e cila u jep kurajë për të përballuar shumë sakrifica dhe barriera!
Duke folur per diversitetin kulturor, Ai u shpreh se “ka edhe distanca pozitive të lidhura me pasurinë e diversitetit kulturor dhe shpirtëror të popujve tanë. Në këto ditë në Marsejë, si kisha dhe besimtarë të Mesdheut, e kemi përjetuar. Këtu, ne kemi përjetuar se diversiteti, si pasuri, prodhon pasuri, shkurton distancat negative dhe ushqen vëllazërinë. Prej këtyre ditëve ruaj sigurinë se një këndvështrim pozitiv, i gëzueshëm dhe shpresëdhënës ndaj realitetit na bën dëshmitarë të besueshëm të stilit të Zotit: afërsia vëllazërore, dhembshuria njerëzore dhe butësia profetike.
Përvoja e takimeve mesdhetare është profetike, sepse duke lejuar një takim midis Ipeshkevinjëve dhe të rinjve të lind shpresa: "të moshuarit do të kenë ëndrra dhe të rinjtë do të kenë vegime" (Joel 3,1b). Freskia e intuitave të të rinjve i lejonte Ipeshkevinjtë të shprehnin ëndrrat e tyre dhe fjalët e ipeshkvijve i japin më shumë realitet vizioneve të të rinjve. Në këtë kuptim, mendojmë se do të ishte me vend që të vazhdojmë takimet mesdhetare duke u hapur gjithnjë e më shumë ndaj tjetërsisë dhe diversitetit, duke ndjekur atë perspektivë sinodale që Ju, Atë i Shenjtë, na keni treguar si stilin e jetës së Kishës së kohës sonë. : "Çfarë Zoti po pret nga Kisha e mijëvjeçarit të tretë" (Papa Françesku 15.10.2015)
I dashur Papa Françesku, Notre Dame de La Garde, Bonne Mere, ta ruaj dhe ta shoqërojë Kishën tonë!
Faleminderit.
© SYRI.net