SYRI TV/ Suksesi i 'Englanders Scholarship Board Albania', Valbona Mezani: Bursat më konkurruese në rajon

14:33, 23/09/2023
A+ Aa A-

Bursat “Englanders Scholarship Board Albania” festojnë 5 vite suksesi me nxënësit më të mirë që studiojnë në Britani falë këtyre bursave, me tarifa të reduktuara që u japin mundësinë studentëve të përmbushin ëndrrat e tyre.   

Nga SYRI TV

Një histori 5 -vjeçare suksesi. Bursat “Englanders Scholarship Board Albania”, që përmbushin çdo nevojë të tregut shqiptar për studime në Britani që prej shkollës së mesme.

Sipas Drejtores Ekzekutive, Valbona Mezani, bursat hapin një kapitull të ri në ndihmesë të të rinjve ëndërrshumë, që dëshirojnë të realizojnë objektivin e tyre për një formim të përkryer profesional, me tarifa të reduktuara.

Ëndrrat e studentëve bëhen realitet vetëm përmes “Englanders Scholarship Board Albania”, u shpreh Stuart Nicholson.

“Ne e dimë që shkollat me konvikte kanë çmime shumë të shtrenjta, por unë mendoj se këta studentë janë shumë të zotë e dëshiroj t'i ndihmoj ata, që të bëjnë ëndrrën realitet.   Ne i kemi ndihmuar studentët tanë të përmbushin ëndrrat e tyre dhe jemi duke rritur çdo vit numrin e studentëve që jemi të gatshëm të ndihmojmë. “

“Englanders Scholarship Board Albania” u janë falenderues prindërve, të cilët u kanë besuar edukimin e fëmijëve të tyre dhe në të ardhmen premtojnë risi të tjera.

Gazetare: E. Xhemali

Operator: S. Goga

Montazhier: A. Radani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco