SYRI TV/ Fshati Floq në Korçë i harruar nga shteti, banorët: Duam të na rregullojnë rrugën

14:29, 23/09/2023
A+ Aa A-

Tërmeti i rënë në qershor të vitit 2019 ka shkatërruar dhjetëra banesa në Fshatin Floq të Korçës. Për rindërtimin e këtyre banesave shteti ka dhënë fonde minimale. Banorët thonë se shumë shtëpi janë ende të rrënuara. Por përveç tërmetit në këtë zonë shteti nuk ka investuar asgjë në infrastrukturë duke detyruar banorët të braktisin fshatin. Aktualisht banorët rezidentë në fshat janë në moshë relativisht të madhe ndërsa të rinjtë janë larguar.

Nga SYRI TV

Fshati Floq i Korçës prej vitesh nuk ekziston në hartën e shtetit sa i përket investimeve në infrastrukturë.

Shumë prej banorëve të fshatit kanë emigruar jashtë shtetit, ndërsa ata pak të moshuar që kanë mbetur në fshat hasin vështirësi për kaluar në rrugë pasi ato janë tërësisht të degraduara.

Gjatë dimrit fshati thuajse përjeton izolim të plot pasi ngricat në rrugë e bëjnë të pamundur kalimin dhe aksesin me rrugët nacionale..

Të moshuarit thotë se atë pak pension që marrin janë të gatshëm ta japin për ta asfaltuar rrugën, pasi në raste emergjence ambulanca e ka të pamundur të shkojë në fshat.

Fshati  Floq u njoh më tepër nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të qershorit të vitit 2019.

Pas kësaj fatkeqësie institucionet shtetërore akorduan disa fonde për banesat të cilat u shkatërruan.

Këto investime u bënë minimaliste dhe në mënyrë selektive për mbështetësit politikë të së majtës.

Sot familjet që jetojnë në Floq problem kryesor kanë infrastrukturën për të cilën ankohen vazhdimisht, por ankesat e tyre nuk merren parasysh nga bashkia e Korçës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco