Rregjistrimi i popullsisë/ Deklarata e fortë e avokatit: Formë patronazhimi. Ka efekt presioni, shantazhi.

Rregjistrimi i popullsisë/ Deklarata e fortë e avokatit: Formë patronazhimi. Ka efekt presioni, shantazhi.

10:07, 22/09/2023
A+ Aa A-

Këtë vit do të mësohet numri i saktë se sa shtetas shqiptarë dhe jo vetëm jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, sa meshkuj e sa femra, sa të arsimuar dhe jo, si dhe informacione të tjera. 

Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Mirëpo këtë vit reagimet në lidhje me këtë proçes kanë qenë të shumta. Komunitet fetare kanë reaguar të parët dhe më pas minoritetet. Debati i madh ka qenë edhe në media në lidhje edhe me çështjen e Himarës. 

Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në emisionin e mëngjësit në SYRI.TV 'Kafe Shqeto', avokati Genc Gjokutaj, i cili ndër të tjera u shpreh se ku census ka si qëllim taksimin. 

Kafe shqeto: Kush i ka hartuar këto pyetje në dijeni tuaj?

Gjokutaj: Nuk jam i intersuar shumë se kush i ka formuluar pyetjet, në fakt ne duhet të sqarojmë në fillim që ky census çfarë dobie sjell, në fakt në këtë moment. Se këto janë idetë e liderit ( Edi Rama) flet ai dhe këta ndërtojnë pyetësore, një pjesë të cilave ju i keni parë. E vërteta është se censusi si veprim që nga Roma e lashtë dhe nga etimologjia e fjalës flitet për rregjistrim të popullsisë, moshës, seksit, edhe pasurisë, por sigurisht kjo është për qëllim taksikimi. Pra që këtu në këtë moment të vështirë politik të kësaj mazhorancë këta kryejnë një veprim të tillë. Bërja e këtij censusi nuk ka qëllim regjistrimin e popullsisë, rregjistrimin e pasurirë. Pasi sipas referimeve të kësaj mazhorance dhe qeverisë tashmë e kemi të regjistruar pasurinë në mënyrë dixhitale në të gjithë Shqipërinë, kemi regjistrimin e popullsisë sa kohë në e-albania, janë të gjitha të dhënat e personave. Tani na del një veprim i tillë censusi i cili do të realizohet nga disa njerëz të trajnuar që do të vijnë tre herë të trokasin në shtëpi dhe nëse nuk do të gjendesh ose do të refuzohet deklarimi atëherë shtetasit do të gjobitën. As më shumë as më pak kjo është një formë patronazhimi por jo në fushën e zgjedhjeve por tashmë në fushën e regjistrimit të ashtuquajtur regjistrim të popullsisë me qëllim taksikimin e tyre ose bërjen presion për taksimin e shtetasve. Ndërkohë që Shqipëria ka nevojë për të tjera nisma dhe kjo mazhorancë nuk e ka 'vënë ujin në zjarr' për të caktuar minimumin jetik të shqiptarëve. Shqipëria ka çmime në stratosferë krahasim dhe me vendet e rajonit, Shqipëria ka pensione qesharake për pleqtë e nuk është ky momenti që të bëhen veprime të tilla dhe të vazhdojë taksimi, të vazhdojë frika për një taksim ose një gjobitje pra e gjitha kjo ka vetëm një efekt presioni, shantazhi në drejtimin financiarë. Po të shikoni aty ka pyejte jo serioze desha të them, përshembull thotë: keni në banjë vask apo dush, kush e ka vizituar shtëpinë tuaj nga data 17-18 shtator .

Kafe shqeto: Më lejoni të bëj një korrigjim. Pretendimi i atyre që punonjë për censusin në lidhjen me pyetjen se kush e ka vizituar se fundmi shtëpinë tuaj është se këta censorët mund të gjejnë miq në familjen tuaj dhe për të shmangur dublikatet e kanë këtë pyejte. Mënyrë e çuditshme për të shmangur duplikatet se kanë emra por të paktën ky është pretendimi zyrtarë.

Gjokutaj: E para në psiqikën e shqiptarëve pyetje të tilla kthejnë kohën e komunizmit. Shumica e njërzve kanë reaguar negativisht ndaj tyre. Të pyesësh ti për gjëra sensitive, për gjëra familjare kush ka qenë në shtëpi tënde. Një nga këta kishte ndaluar një pensionist para pallatit dhe ai i thoshte jam sëmurë , por personi që merrej me rregjistrimin nuk i ndahej dhe i thoshte: ne do të hyjmë dhe në shtëpi dhe të numërojmë dhe mikrovalën nëse do të kesh. Tani nëse ky kështu është shprehur se unë nuk e di se si e kanë këta të ndërtuar këtë pjesë. Por hyrja në banesë, verifikimi i sendeve orendive shtëpiake do të bëhet me  vetëdeklarim apo do të bëhet me kqyrje drejtpërdrejtë në banesë? Se njërëzit janë në dijeni nëse kjo do të bëhet me vetëdeklarim të dhënat nuk do të jenë të sakta sepse sigurisht njerëzit në vetëdeklarim mund të deklarojnë më pak për efekt të mos taksimit të lartë. Nëse këta do të ndërhyjnë në banesë, në banesë nuk  mund të ndërhyhet dhe policia kur është në një ndjekje të një autori krimi apo për të gjetur sende që lidhen me krimin do të marrë leje në gjykatë se do të hyjë në banesë. Pra të gjitha këto janë veprime shantazhuese. Nëse e mbani mend filluan operacionin 'Forca e ligjit' sepse qëllimi i këtyre nuk është ajo që proklamohet është dikur tjetër pra krijimi i një situate pasigurie tek njerëzit që unë të kontrolloj pronën, unë kontrolloj dhe kush hyn e kush del në shtëpi, ky është qëllimi dhe jo mungesa e duplikimit dhe jo i këtyre budallallëqeve që thonë këta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco