KAFE SHQETO/ Produkti që po shkatërron të rinjtë, Anja Basha: Tollumbacet me azot janë keqpërdorur

09:35, 20/09/2023
A+ Aa A-

Një lloj lëndë narkotike që po qarkullon në lokalet dhe clube-t e Tiranës nga të rinjtë në formën e gazit, e krijuar dhe prodhuar në Amerikë, duket se javët e fundit po bën ‘namin’. Bëhet fjalë për një një tullumbace me gaz, por nuk dihet ende se çfarë kanë në përmbajtjen e tyre dhe efektet anësore që shkakton tek personat që e përdorin.

Anja Basha, e angazhuar në industrinë e kanabisit mjekësor prej tre vitesh si këshilltare në Kanada në kompaninë “Ministrial Consultin Group, e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se tollombacet me azot janë keqpërdorur nga të rinjtë, pasi në mungesë të një informacioni se çfarë dëmesh shkaktojnë, ata kanë bërë një zgjedhje në gabuar në përdorimin e tyre.

Biseda në studio:

Flavio: Kanabisi ka pasur një trajtim preferencial, por a është shoqëruar ky legalizim i tij me një ashpërsi të produkteve të tjera toksike e narkotike?

Anja Basha: "Po mendoj që jetojmë në një kohë ndryshe sot dhe këtu ku unë jam mund të sjell pak informacion. Jemi në një kohë ku tashmë për kanabisin mund të sqarohen shumë gjëra kur më parë nuk kishim informacione të sakta prndaj dhe i shohim tani dekriminalizim në masë, qoftë edhe Amerika tani që e ka klasifikuar te drogërat të kategorisë së parë.

Pra kemi një qartësi se si janë substancat dhe se si ne si individë e kemi trajtuar këtë çështje. Shumë probleme vijnë nga lëndët farmaceutike, pra edhe mënyra se si trajtohen është se si legalizimi ka krijuar më shumë një qartësim sesa një konfuzion. Në fakt është rritur mënyra se si trajtohet dhe drogërat e tjera dhe impaktet që kanë qoftë edhe tek pjesa farmaceutike sesi mjekët japin recetat.

Rasti i tollumbaceve është shumë i tmerrshëm, sepse meqenëse substanca është e ligjshme (azoti) kemi një keqpërdorim të kësaj substance dhe ajo që unë shoh është se gjërat nuk po fliten hapur, por nuk ka një informacion.  Nëse do të kishte një të tilë mbase këta të rinj mund të mos e bëjnë më këtë zgjedhje.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco