SYRI TV/ ‘Epidemi’ divorcesh në Fier, shkak emigrimi dhe kushtet ekonomike, ja çfarë thonë avokatët

13:32, 09/06/2023
A+ Aa A-

Rriten divorcet në qytetin e Fierit, ku vetëm në tre muaj janë mbi 400 kërkesa për zgjidhje martese. Shkaqet kryesore sipas avokatëve Ervis Goxhaj dhe Adrina Abazaj, janë emigracioni, kushtet ekonomike-sociale si dhe dhuna në familje. Por zvarritja e proceseve për shkak të numrit të lartë të dosjeve me shkrirjen e gjykatës së Lushnjës sipas avokatëve, ka çuar në nxitje konfliktesh që në 2 raste ka rezultuar fatale me humbje jete.

Syri tv

420 kërkesa për zgjidhje martese janë regjistruar në Fier në vetëm tre muaj, nga të cilat 122 kanë perfunduar dhe pjesa tjetër jane proces

Kjo rritje e ndjeshme sipas Avokatët Ervis Goxhsj dhe Adrian Abazaj që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë gjykatës së shkallës parë në Fier, vjen si shkak i kushteve ekonomike –sociale, dhunës në familje, si dhe emigrimi.

Avokatët  Ervis Goxhaj dhe Adrian Abazaj thonë se shifrat kanë tendencë rritjeje.

Shkrirja e gjykates se Lushnjes dhe numri i reduktuar i gjyqtareve ka ndikuar  në zgjatjen e kohës  kohes se zgjidhjes se martesave. Një proces divorci që kryhej në 3 apo 4 muaj, tani po shkon pothujase dyfishin e kohës dhe që sipas avokatëve sjell edhe më shumë nxitje konfliktesh mesa palësh.  shkon edhe një vit çka sjell dhe konflikte.

Por nuk kanë munguar as rastet e divorceve fiktive që bëhen për shkak të dokumenteve për cështje eksplusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco