SYRI TV/ Inflacioni i lartë, çmimet e ushqimeve shënojnë rritje rekord

11:32, 09/06/2023
A+ Aa A-

Çmimet e ushqimeve u rritën me 10 përqind më shumë gjatë muajit maj, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti me parë. Gjithashtu, rritja e çmimeve të ushqimeve duket se ka ndikuar edhe në rikthimin e kurbës rritëse të inflacionit gjatë muajit maj, e cila kapi shifrën e 4.7 për qind nga 4.6 që ishte në muajin prill

SYRI TV

Pas një periudhe rënie disamujore, inflacioni i çmimeve në vend duket se ka marrë kthesë të lehtë rritje gjatë muajit maj. Ushqimet janë sektori me peshën kryesore, në rritjen e inflacionit gjatë muajit maj. Konkretisht, grupimi ushqime dhe pije joalkoolike, ka pësuar një rritje me 10 për qind, krahasuar me muajin maj të vitit 2022. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3 për qind, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 14,3 për qind, “mish” me 12,1 për qind “fruta” me 12,0 për qind, “peshk” me 9,2 për qind, “bukë dhe drithëra” me 4,5 për qind “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,1 për qind, etj.

Kjo dëshmon se stabilizimi i çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare, rënia e euros dhe e karburanteve, nuk kanë pasur asnjë ndikim për të frenuar rritjen e çmimeve të ushqimeve në vend. Gjithashtu, vijojnë të jenë në rritje edhe grupe të tjera si argëtimi dhe kultura, mobiljet, apo dhe hotelet, kafenetë dhe restorantet, të cilat qëndrojnë në vlera mbi 6 për qind rritje në krahasim me muajin maj të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, po sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, vendi ynë është përfshirë gjithashtu edhe nga rritje e çmimeve të prodhimit vendas.

Statistikat e tremujorit të parë të vitit 2023, sugjerojnë se çmimet e prodhimit vendas kanë pasur një rritje prej 9 për qind më shumë se një vit më parë, ndërsa çmimet e importit, kanë pasur një rritje me vetëm 1.2 për qind. Por këto çmime, përfshijnë kryesisht sektorë të energjisë dhe minerareve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco