Qershori është muaji që përkon me provimet e Maturës Shtetërore për gjimnazitët.
Ajo që bie në sy nga viti në vit është rënia drastike e numrit të maturantëve. Përveç numrit të të rinjve që nuk ndjekin më shkollën e mesme, rënia e numrit nxjerr në pah shpopullimin e me ritme të frikshme, krahas edhe uljes së numrit të lindjeve.
Këtë vit janë gjithsej 30 mijë maturantë, një numër ky shumë herë më i vogël në krahasim me 5 vitet e fundit.
Në vitin 2018 numri i maturantëve ishte rreth 37 mijë.
Në 2019 ky numër është ulur në 35 mijë e 400 maturantë.
Në vitin 2020 numri i maturantëve ka qenë 33 mijë, që tregon sërish rënie në krahasim me vitin paraardhës.Ndërsa këtë vit ky numër ka rënë edhe më shumë duke shkuar në 30 mijë maturantë, pra, me rreth 3 mijë maturantë më pak se një vit më parë.
Të gjithë faktorët e rënies së numurit të maturantëve lidhen me keqqeverisjen dhe dhe ekonominë.
© SYRI.net