SYRI TV/ Zhvillohet provimi i dytë i Maturës shtetërore, teza u publikua 15 min pas nisjes

17:20, 07/06/2023
A+ Aa A-

Rreth 30 mijë maturantë i janë nënshtruar këtë të mërkurë, testit të gjuhës shqipe dhe të letërsisë në të gjithë vendin. Pavarësisht masave të shtuara të monitorimit, teza e provimit ka qarkulluar në rrjete sociale 15 minuta pas nisjes së tij, njëlloj si në vitet e kaluara dhe në provimin e parë të gjuhës së huaj. Mbikqyrësit e procesit ngrenë dyshime se mund të jetë publikuar nga rrethet. 

Nga SYRI TV

Rreth 30 mijë maturantë kanë testuar këtë të mërkurë njohuritë e tyre për gjuhën dhe letërsinë shqipe në 140 qendra provimi në të gjithë Shqipërinë. Pavarësisht monitorimit dhe rregullave të shtuara këtë vit, teza ka qarkulluar në rrjete sociale vetëm 15 minuta pas nisjes së provimit. Maturantët shprehen se nuk ka pasur mundësi kopjimi e as nuk janë lejuar aparatet celularë, ndaj nuk janë në dijeni të mënyrës së publikimit të tezës gjatë kohës së zhvillimit të provimit.

Elisabeta Drita, mbikqyrëse e maturës shtetërore në gjimnazin “Qemal Stafa”, thotë se procesi ka qenë i rregullt, ndaj ngre dyshime se teza mund të jetë publikuar nga rrethet. 

Këtë vit maturantët janë përballur me ndryshime në mënyrën e organizimit të testimit, që është realizuar në ambiente me hapësirë më të madhe dhe të monitoruar me kamera, ndërsa pas publikimit të rezultateve ata do të kenë të drejtë të ankimojnë notën e tyre duke kërkuar rivlerësim të testit. 

Provimi i tretë për maturantët do të jetë ai i matematikës më 13 qershor dhe lënda me zgjedhje që është provimi i fundit, do zhvillohet më datë 19 qershor.

Gazetar: F. Çela

Operator: A. Shkalla

Montazhier: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco