Mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

08:45, 07/06/2023
A+ Aa A-

Maturantët do të zhvillojnë ditën e sotme provimin e Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë.

Janë 30 mijë maturantë në të gjithë vendin që do i nënshtrohen testit të dytë të maturës.

Provimi do të nisë në orën 10:00 deri në orën 12:30. Ndërkohë sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe janë hartuar teste të veçanta.

Maturantët kryen provimin e Anglishtes më 1 qershor, ndërsa më 13 qershor do të testohen në provimin e matematikës.

Lënda me zgjedhje është provimi i fundit, që do zhvillohet më datë 19 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco