SYRI TV/ Punonjësit e inceneratorit në grevë, bashkia hedh mbetjet rrugëve

13:10, 05/06/2023
A+ Aa A-

Greva e punonjësve të inceneratorit të Fierit, që kanë pesë muaj pa marrë pagat, ka detyruar bashkitë të hedhin mbetjet urbane në landfillet e vjetra. Në Patos, bashkia prej ditësh po hedh mbetjet në ish-landfillin e Zharrëzës, duke rikthyer ndotjen në zonë

SYRI TV

Syri Televizion siguroi pamje të fadromave që bëjnë ngjeshjen dhe sistemimin e mbetjeve urbane të bashkisë Patos në landfillin e vjetër në fshatin Zharrëz. Siç shihet, mbetjet, prej disa ditësh, po depozitohen në ambient të hapur.

Bashkia e Patosit, në 1 prill të këtij viti, kaloi në Këshillin Bashkiak edhe vendimin që parashikonte pagesat bashkiake për depozitimin e mbetjeve urbane në incinerator.

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve publike në bashkinë Patos, Artiol Hoxha, pranoi se mbetjet urbane po hidhen në ish-landfillin e vjetër, por u justifikua se ato do të mbulohen me dhe, sapo të zgjidhet problemi i inceneratorit.

Situatë e ngjashme duket se është krijuar në të gjashtë bashkitë e qarkut të Fierit, të cilat pak muaj më parë kanë miratuar edhe krijimin e një shoqërie aksionere për menaxhimin e përbashkët të inceneratorit, punëtorët e të cilit vijojnë të jenë në grevë për pagat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco