SYRI TV/ Rreth e rrotull për të shkuar në shtëpi, banorët në Breg-Lumë: S'kemi lidhje me rrugën kryesore

16:18, 04/06/2023
A+ Aa A-

Prej 13 vitesh disa familje në fshatin Breg-Lumë në Kukës nuk mund të futen në banesë me automjete. Ndërtimi i rrugës kryesore iu prishi aksesin për të hyrë në banesat e tyre. Por edhe pse ka pasur një fond në dispozicion për  t’u investuar në segmente lidhëse, punimet nuk janë kryer. Banorët thonë se po kryejnë manovra të rrezikshme për të kthyer makinat në rrugën njëkalimshe, e cila mbart mjaft rrezik.

Nga SYRI TV

Ndërtimi i Rrugës së Kombit, krahas shkurtimit të distancës ndikoi në zhvillimin e zonave përreth, por shumë banorë ngelën pa segmente lidhëse me autostradën apo aksesimin e tokave bujqësore nga mungesa e mbi dhe nënkalimeve.

Një rast i tillë prej 13 vitesh detyron familjen e Sami Didës në fshatin Breg-Lumë të Kukësit të ecë në këmbë apo edhe të rrezikojë jetën duke u futur në krah të kundërt të korsisë e më e rrezikshmja, kthimi i automjetit në mes të autostradës.

Ndërtimi i rrugës hyrëse të fshatit, sipas kryetarit të fshatit Breg-Lumë, Hamit Dida, i ka kushtuar 260 milionë lekë të reja. Projekti ka qenë për ndërtimin e kësaj hyrjeje me dy korsi, por në realitet u bë vetëm me një kalim duke bllokuar dy banesa të fshatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco