VIDEO-SYRI TV/ Varfëria shton listat në gjirokastër, shitësi: 50% e familjeve, me borxhe

14:12, 02/06/2023
A+ Aa A-

Varfëria duket se ka zënë vend në shumë familje gjirokastrite, të cilat blejnë bukë me lista borxhesh. Vetëm në një market në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër, gjysma e klientëve blejnë ushqime me borxhe. Një pensionist, me bashkëshorten invalide, tregon historinë e familjes së tij, që ka borxhe të shumta në dyqane dhe pamundësinë për t`i shlyer ato për shkak të mungesës së të ardhurave.

SYRI TV

Kastriot Lumani, banor i lagjes “Punëtori”, është pensionist dhe invalid, e po ashtu ka dhe bashkëshorten e tij.

Banesa ku ata jetojnë, duket drejt degradimit, ndërsa Lumani thotë se të vetmet të ardhura janë ato të pensionit të tij prej 150 mijë lekësh.

Të ardhuat e pamjaftueshme, mugnesa e kempit për bashkëshorten, dhe probleme të tjera familjare, kanë bërë që Kastrioti të zhytet në borxhe të marketi i lagjes, duke blerë edhe bukën me listë.

Enveri, pronari i një marketi në lagjen “Punëtori”, tregon se si Kastrioti, janë rreth 50 përqind e klientëve të tij, të cilët blejnë me lista.

Enveri, tregon se problemi kryesor janë pensionistët. Këta të fundit, sipas pronarit të marketit, e kanë të pamundur të përballojnë kostot e jetesës, pasi nuk kanë të ardhura për të shlyer borxhet e mbartura.

 

Gaz.E.Buzo. Red.J.Hoxhaj. Mont. L.Kotri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco