KAFE SHQETO/ Shqipëria rrezikon të jetë më e plakura në botë, sociologet: Interesi i qeverisë, zero

KAFE SHQETO/ Shqipëria rrezikon të jetë më e plakura në botë, sociologet: Interesi i qeverisë, zero

11:04, 01/06/2023
A+ Aa A-

 

Shqipëria është ende sot një nga popullsitë më të reja në Europë, me një moshë mediane (mesorja që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) prej 38.2 vjeç, por pas disa dekadash pritet që të jetë popullsia më e plakur, jo vetëm në Europë, por në të gjithë globin.

Të ftuara ditën e sotme për të folur më gjatë rreth kësaj tem, në emisionin e mëngjesit, 'Kafe Shqeto' ishin: Ermira Pirdeni dhe Entela Binjaku.

Biseda në studio:

Ola: Në 2010 Shqipëria do të ketë popullsinë më të vjetër në botë, sipas OKB. Sa tronditëse janë këto shifra?

Ermira Pirdeni: Nuk është se po i dëgjoj për herë të parë këto shifra, këto janë dhënë që në 2007, janë një raport i Bankës Botërore i cili thotë se në 2025 Shqipëria do të ketë popullsi të plakur dhe të varfër dhe nëse nuk merren reforma në kujdesin shëndetësor dhe në pension,  sepse reforma e pensionit është reforma e zhvillimit të një kombi dhe ku zhvillohen kontribuesit për të pasur përfitim përfituesit. Jo vetëm kaq, por që në vitin 99’ Kombet e Bashkuara shpallën vitin ndërkombëtar të njerëzve të moshuar, pikërisht për të njoftuar të gjithë shtetet për këtë ndryshim demografik, njoftoi se duhet të ketë një rishikim të demografisë dhe të gjitha politikave tona.

Ola: Në 2100 49% e popullsisë do të jenë 65 vjeç, cili është komenti juaj?

Entela Binjaku: Ne jemi rritur me mitin e popullsisë më të re në Evropë dhe është e vështirë për ne të imagjinojmë popullsinë tonë të plakur në një shkallë mesatare kaq lartë. Ne kemi shumë vite që flasim për këtë temë, për tkurrjen dhe plakjen e popullsisë dhe shikojmë që pavarësisht gjithë punës së madhe sensibilizuese që ne bëjmë bashkë me të tjerë duke shfrytëzuar kanalet mediatike, sërish shikojmë se këto lihen 'në vesh të shurdhët'. Mendoj që nëse nuk do fillohet që sot të punohet në këtë drejtim 2100 ka për të qenë një vit më të cilin do të mësohemi dhe nuk do të na bëjë më përshtypje.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco