SYRI TV/ Qumështi nga jashtë po i falimenton, blegtorët: Çmimi i ulët, qeveria të marrë masat e duhura

14:10, 31/05/2023
A+ Aa A-

Blegtorët e Fierit po shkojnë drejt falimentimit. Qumështi që fabrikat e përpunimit po e blejnë nga jashtë me çmim më të ulët, po u shkakton humbje blegtorëve. Sali Duzhës, blegtor i zonës së Darëzezës në Fier  shprehet se nëse nuk merren masa nga qeveria, atëherë ai do të shesë bagëtitë pasi me çmimin që fabrika i merr qumështin është shumë i ulët dhe po e falimenton.

Syri tv

Madje janë vetë këta të fundit që shprehen se janë drejt falimentimit. Sipas Sali Duzhës,  blegtor i zonës së Darëzezës në Fier çmimi i qumështit javët e fundit është ulur. Fabrikat deklarojnë se marrin më lirë çmimin e qumështit jashtë Shqipërisë dhe për këtë arsye ulin edhe çmimin e qumështit vendas.

Teksa fabrikat e përpunimit te qumështit e marrin atë nga jashtë dhe e shesin me pas si qumësht vendi, blegtori Duzha tregon se me këtë çmim të vendosur nuk i del as kostoja, duke theksuar se nëse situata vijon kështu do të shesë lopët dhe delet.

Kompanitë e përpunimit mbledhin  qumështin e  blegtoreve të zonës Hoxharë, Darëzeze e Boçovë. Blegtore pohojnë jashtë kamerës se grumbulluesit luajnë me çmimin por ata theksojnë se nuk ankohen pasi fabrikat nuk ua marrin qumështin./ Gaz: Xh.beharaj, op: A.Mara, mont: O.Demo/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco