Shuperka: Politikat e OBSH-së kanë dështuar për lënien e duhanit

12:18, 31/05/2023
A+ Aa A-

Sot, dita botërore kundër duhanit.

Çdo minutë 10 milionë duhanpirës ndezin një cigare dhe 15 njerëz vdesin nga duhani.  Nga 8 miliardë njerëz në Tokë, rreth 1 miliard janë duhanpirës, ​​sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ''The Tobawo Atlas''.

Roland Shuperka, ekspert për Kontrollin e Duhanit i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv u shpreh se politikat botëtore të OBSH për lënien e duhanit kanë dështuar pasi numri i duhanpirësve sa vjen dhe rritet më shumë.

Sot një duhanpirës që ka nevojë për të marrë një asistencë teknike fare mirë mund të gjejë këtë asistencë te çdo mjek i familjes që ka në zonën e vet, por problematika është kjo, që të gjitha këto masa, nuk mjaftuan që të ulet numri i duhanpirësve. Janë 1.3 miliardë duhanpirës në nivel botëror, pra ne po prisnim që shifrat të uleshin në vazhdimësi dhe shifrat ende nuk po ulen sepse dhe ata duhanpirës që mund të lënë duhanin e rifillojnë pas një farë kohe. Pra nuk ka pasur sukses politika në nivel global nga OBSH për të ndaluar pirjen e duhanit dhe ky ka qenë nja ''handikap'' dhe për vendin tonë dhe për shumë vende të tjera. Shteti si çdo shtet tjetër duhet t'i ndihmojë që t'i asitojnë, përderisa vendos këtë ligj ke dhe për detyrë të japësh asistencë teknike për lënien e duhanit. Nëse nuk arrin dot këtë synim atëherë do kalosh në një produkt më pak të dëmshëm të studiuar shkencërisht, siç janë alternativate  tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco