Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

FOTO/ Shqipëria përfshihet nga ‘moti tropikal’ gjatë javës që vjen

FOTO/ Shqipëria përfshihet nga ‘moti tropikal’ gjatë javës që vjen

21:08, 28/05/2023
A+ Aa A-

Diell dhe vapë gjatë deri në mesditë, më pas reshje intensive shiu.

Edhe për javën që vjen, Shqipëria do të vazhdojë të jetë në ndikimin e motit që Shërbimi Meteorologjik Ushtarak e cilëson si një ‘mot tropikal’

Parashikimi i motit për javën që vjen:

Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do të vijojë të ndikojë edhe mbi vendin tonë për javën që presim përpara.

Kjo paqëndrueshmëri po vijon tashmë prej disa javësh dhe do të vijojë akoma ndërsa karakteristikë e kësaj situate është ‘moti tropikal’.

‘Moti tropikal’ thënë kjo pasi për të gjitha ditët e javës moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Duke nisur pas orëve të mesditës (veçanërisht orët e drekës) deri në orët e pasdites vonë në relievet kodrinore, malore shtim vranësirash deri të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Por, në periudha afatshkurtra reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër ndërsa intensiteti deri mesatar.

Megjithatë në ditë të veçanta nuk do të mungojnë reshjet e shiut që në orët e para të mëngjesit apo edhe në orët e vona të mbrëmjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco