VIDEO-SYRI TV/ Mungesë orientimi drejt karrierës për maturantët, Llazo: Nuk i kushtohet rëndësia e duhur

18:46, 28/05/2023
A+ Aa A-

Këshillimi i karrierës është i nevojshëm për të gjithë maturantët, të cilët duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen. Por, sipas ekspertëve të arsimit, këshillimi nuk zhvillohet si lëndë e posaçme në gjimnaz, ndërsa ka dhe mungesë të kualifikimit të mësuesve. Tendenca e të rinjve sipas ekspertes Ana Llazo, është drejt profesioneve më fitimprurëse, ndërsa dëshira e tyre për të studiuar jashtë vendit mbetet e lartë.

Nga SYRI TV

Teksa jemi në prag të provimeve të maturës shtetërore, dilemat e maturantëve shtohen ndërsa vjen momenti për të vendosur për studimet e tyre. Në këtë periudhë këshillimi i karrierës është i nevojshëm, por duket se nuk i është kushtuar vëmendja e duhur.

Sipas ekspertëve të arsimit, ngërçi nis qëkur këshillimi nuk zhvillohet si lëndë e posaçme në gjimnaz, por edhe në rastet kur zhvillohet, mësuesit nuk janë gjithmonë të kualifikuar.

Vitet e fundit vihet re tendenca e të rinjve për të rendur drejt profesioneve më fitimprurëse, e jo atyre që kanë vërtet dëshirë apo talent, por u sigurojnë më pak të ardhura.

Dëshira e të rinjve për të studiuar jashtë vendit mbetet e lartë. Ekspertja e Arsimit Ana Llazo tregon cilët janë faktorët ndikues. 

Në përfundim të provimeve të maturës, rreth 30 mijë maturantë do të bëjnë zgjedhjet për profesionin e së ardhmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco