SYRIT TV/ Rrëfimi i mirditorit 100-vjeçar, nga koha e Zogut në demokraci, sfidat e jetës deri tek Covid

13:21, 28/05/2023
A+ Aa A-

Plot një shekull jetë me ditë të trishtuara e vuajtje, por tani është i rrethuar nga dashuria e trashëgimtarëve të tij. Preng Gjin Doda festoi 100-vjetorin e lindjes dhe mund të quhet simbol i jetëgjatësisë mirditore. Për Syri TV ai thotë se e ka mposhtur më së miri edhe Covid-19 dhe se gëzon shëndet të mirë. 

Nga SYRI TV

Ky burrë në fshatin Blinisht të Mirditës mban mbi supe plot një shekull jete. Preng Gjin Doda festoi 100-vjetorin e lindjes në kullën e tij shekullore, ku priti urimet e familjarëve, miqve dhe të afërmëve.

Ndonëse është 100-vjeç, ai mban mend çdo detaj nga jeta e tij, vuajtjet, përjetimet, madje nuk nguron të tregojë se është rritur jetim nga nëna dhe në mungesë të shkollës dhe një profesioni, ishte i detyruar të bënte punë krahu nga më të rëndat. 

I moshuari është babai i 7 fëmijeve dhe ka 20 nipër e mbesa si edhe 5 stërnipa e stërmbesa. 

Na tregon sfidat e jetës, madje dhe luftën me Covid-19, të cilën thotë se e mundi edhe atë.

Teksa ka memorizuar gjithëka që prej kohës së Ahmet Zogut dhe qeverisjet më pas e vitet e diktaturës në Shqipëri, demokracia nuk kanë lënë shije të mirë tek ky i moshuar, të cilën do të donte të ishte ndryshe. 

Ky burrë i moçëm mirditor mund të konsiderohet simbol i jetëgjatësisë në Shqipëri, ku pavarësisht vuajtjeve dhe vështirësive, vijon të qëndrojë i fortë pranë familjes së tij të madhe, të mbushur plot dashuri. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco