VIDEO/ SYRI TV, pjesë e panairit të punës në UET

17:28, 25/05/2023
A+ Aa A-

Universiteti Europian i Tiranës ka organizuar Panairin e Punës për të 13-in vit radhazi. Studentë të profileve të ndryshme u njohën me ofertat për punësim dhe internship të kompanive që konsiderojnë të përshtatshme për profilin e tyre, ndërsa pjesë e panairit u bë edhe SYRI TV. Sipas presidentit të UET Selami Xhepa, kjo është një mundësi shumë e mirë për studentët që të integrohen në tregun e punës.

Nga SYRI TV

Për të 13-in vit radhazi, Universiteti Europian i Tiranës organizoi Panairin e Punës, i kthyer tashmë në traditë. Ky panair shërben si një gur themeli për studentët, të cilët njihen nga afër me dinamikat dhe kërkesat e tregut, gjithashtu edhe për bizneset që reklamojnë e kërkojnë të rekrutojnë punonjës të rinj.

Në ceremoninë e çeljes së Panairit të Punës 2023, presidenti i UET Prof. Selami Xhepa, u shpreh se kjo është një mundësi shumë e mirë për studentët që të integrohen në tregun e punës.

Pjesë e edicionit të 13 të këtij panairi u bë edhe Syri Tv, duke mirëpritur të rinjtë, interesi i të cilëve ishte tepër i lartë.

Studentë të profileve të ndryshme në Ekonomi, Drejtësi, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Humane, Edukim dhe Arte Liberale , Shkenca Mjekësore, Informatikë, Inxhinieri dhe Arkitekturë, janë njohur me ofertat për punësim dhe internship të kompanive që konsiderojnë të përshtatshme për profilin dhe interesat e tyre. Përvoja e gjatë panairit të punës në UET ka shënuar qindra raste suksesi, ku shumë studentë kanë arritur të punësohen përmes tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco