VIDEO-SYRI TV/ 'Grerëza aziatike' prek gështenjat në Tropojë, fermerët: Qeveria të marrë masa

15:55, 25/05/2023
A+ Aa A-

Fermerët në Tropojë i bëjnë apel qeverisë të marrë masa, pasi sëmundja që ka prekur gështenjat në këtë zonë, i shkakton xhepave të tyre një dëm prej 6.5 milionë euro. Ata shprehen se sëmundje re e pa konstatuar më parë e quajtur ‘grerëza aziatike’ ose ‘grerëza e zeze’ ka prekur kulturën e gështenjës.

Nga SYRI TV

Një dëm prej 6.5 milionë euro është dëmi që i ka shkaktuar 3 mijë familjeve tropojane, sëmundja që ka prekur gështenjat. Shpend Nikoçi, Kryetar i Shoqatës së Kultivuesve të Gështenjës, thotë se kjo sëmundje re e pa konstatuar më parë e quajtur ‘grerëza aziatike’ ose e njohur ndryshe si ‘grerëza e zeze’ ka prekur kulturën e gështenjës.

Përballë kësaj situate fermerët përmes një proteste kërkuan nga qeveria aktivizimin e strukturave kërkimore-shkencore dhe kontrolle biologjik e ulë nivelin e infektimi.

Masivi i gështenjës në Tropojë zë një sipërfaqe mbi 2 mijë e 86 ha me rreth 220 mijë rrënjë, prej të cilave rreth 190 mijë janë në prodhim, ku rendimenti arrin deri ne 40-45 kilogram për rrënjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco