Falet namazi i Fiter Bajramit në të gjithë vendin, mesazhe paqeje dhe dashurie

Falet namazi i Fiter Bajramit në të gjithë vendin, mesazhe paqeje dhe dashurie

08:35, 21/04/2023
A+ Aa A-

Myslimanët kudo në botë festojnë sot fillimin e Fitër Bajramit, një festë që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Fitër Bajrami treditor, një nga dy festat kryesore të Islamit është shënuar me faljen e namazit në të gjithë qytetet e fshatrat e Shqipërisë ku ka besimtarë myslimanë, të cilët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje.

Ja si u kremtua mëngjesin e sotëm në disa qytete.

Kavajë

Besimtarët myslimanë në Kavajë kanë falur namazin e Fiter Bajramit në sheshin kryesor të qytetit. Pas agjërimit një mujor besimtarët tejet të shumtë në numër janë falur këtë mëngjes teksa faljen e drejtoi imami i xhamisë Kavaje Besnik Leçini.

Korçë

Në qytetin e Korçës, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra besimtare myslimanë mëngjesin e sotëm, u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fiter Bajramit.

Riti i faljes së Fiter Bajramit u drejtua nga myftiu Ledian Cikalleshi i cili në këtë ditë të shenjtë uroi të gjithë besimtarët

Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.

Myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Vlorë

Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë  festojnë sot festën e Fitër Bajramit.

Në Vlorë, rreth orës 7 të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit. Ceremonia e faljes është drejtuar nga kreu i myftinisë së Vlorës, Armand Asllani,i cili ka përcjellë mesazhin për më shumë  paqe dhe respekt ndaj njëri tjetrit.

Sipas myftiut Asllani ,kjo  festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerëzve.

Pas kryerjes së ritit të faljes së namazit të Fiter Bajramit ,besimtarët uruan njëri – tjetrin për më shumë begati në familje.

Fier

Dhjetëra  besimtarë myslimanë, burra, gra, të rinj e fëmijë, u mblodhën këtë mëngjes ne xhamin Fier, ku falën Namazin e Fiter Bajramit. Besimtarët u falën para Zotit në mbyllje të Muajit të Ramazanit.

Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi. Ligjërata u mbajt nga Myftiu Mikel Hazizolli.

Lushnjë

Besimtarët myslimanë në Lushnjë kanë falur namazin e fiter Bajramit në sheshin kryesor të qytetit. Pas agjërimit një mujor besimtarët tejet të shumtë në numër janë falur këtë mëngjes teksa faljen e drejtoi imami i xhamisë Lushnjë ndërsa pas faljes fjalën përshëndetëse e mbajti myftiu i Lushnjës Gramos Blliku.

Elbasan

Besimtarët myslimanë ditën e sotme kanë falur Fiter Bajramin. Kanë qenë të shumtë besimtarët të cilët kanë shkuar në qëndër të qytetit për të ndjekur ritualin e faljes së Fiter Bajramit. Besimtarët shprehën urimet e tyre për këtë ditë të veçantë.

Lezhë

Eshe në Lezhë besimtarë të shumtë e falen namazin në xhaminë e Lezhës. Myftiu i Lezhës Sadedin Kotrri, në fjalën e tij tregoi rëndësinë e kësaj feste, duke kujtuar të gjithë ata që agjëruan për 30 ditë.

Të shumtë ishin besimtarët lezhjane që pas 30 ditëve agjërim ju drejtuan mëngjesin e sotëm xhamisë së qytetit për faljen e namazit.

Kukës

Besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit. Festë kjo që vjen pas Muajit të shenjtë të Ramazanit. Në Kukës, ceremonia kryesor është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Qytetit. Myftiu i Kukësit Islam Hoxha, pas faljes së namazit të Fiter Bajramit ka uruar besimtarët.

Mesazhe urimi dhanë edhe qytetarët pas faljes së namazit të Fitër Bajramit.

Kjo festë pason muajin e Ramazanit, i cili filloi më 23 mars dhe u përmbyll më 20 prill. Traditë në festën e Fitër Bajramit janë vizitat nëpër familje mes të afërmve dhe miqve.

Berat

Pas 30-ditësh agjërimi besimtarët myslimanë në Berat festojnë sot Fitër Bajramin,festën që mbyll Muajin e Shenjtë të Ramazanit.Falja e namazit të Bajramit,që zgjati rreth 90 minuta,u krye në në orën 6:30 të mëngjesit në Pedonalen e qytetit,e cila u tejmbush me besimtarë. Ka qënë Imami Ferbent Durra e Beratit ai që ka uruar besimtarët mysliman për më shumë mirësi, paqe e begati.

"Sot është një ditë e bekuar,një ditë e madhe gëzimi.Allahu fuqiplotë na bëri të përjetojmë madhështinë e Ramazanit dhe të gjithë ne u bekuam në agjerim dhe lutje.Ramazani erdhi tek ne për të na treguar një tjetër model,sesi duhet të jetë besimtari në raport me zotin,me veten e tij dhe me të tjerët.Le të fillojmë këtë Bajram duke menduar për përmirësimin tonë, për kthimin tonë drejt rrugës së drejtë.Mbarimi i Ramazamin nuk nënkupton mbarimin e veprave të mira,pasi bujaria e besimtarit mysliman nuk duhet të shterojë asnjëherë"-, ka thënë Durra gjatë faljes së kryer.

Pas faljes,besimtarët musliman vijojnë festimet në familjet e tyre,me tavolinat e mbushura plot.Tradita e kësaj feste është "kurbani",i cili pasi bekohet shpërndahet në 4 pjesë për familjet në nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco