VIDEO/ Bashkia Elbasan bën punime për fushatë, punonjësit dhunojnë qytetarët që filmojnë

16:55, 29/03/2023
A+ Aa A-

Një denoncim në rrjete sociale kundrejt bashkisë Elbasan për të cilën thotë se ka bërë punime për fushatë.

Por më skandalozja është se, punonjësit e bashkisë kanë dhunuar banorët që po i filmonin, në të drejtën e tyre.

Denoncimi ne Facebook nga opozita:

E paprecedentë/ Bashkia punime për fushatë, punonjësit dhunojnë qytetarët që kapin abuzimin!

Bashkia Elbasan në përpjekje për të kapur kohën e humbur të 16 viteve pushtet ka nisur të bëj fasada kudo ku mendon se mund të marrë vota. Kopshti ‘Ptoleme Xhuvani’ në lagjen Beqir Dardha ka nisur një rikonstruksion të pjesshëm në mënyrë që Llatja ta premtojë si investim të kryer.

Shikoni sjelljen e punonjësve të kompanisë që ka fituar tenderin nga Bashkia Elbasan ndaj qytetarëve që filmojnë abuzimin! Llatja e ka humbur kohën dhe durimin! Gjithçka dokumentohet! Askush të mos guxojë të prekë me dorë qytetarët që filmojnë dhe dokumentojnë abuzimet!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco