Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO-SYRI TV/ Denoncimi 'Piranjave' vë në lëvizje Bashkinë, nis sistemimi i varrezave të Çetës

16:39, 29/03/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Devollit është vënë në lëvizje për sistemimin e varrezave ne fshatin Çetë vetëm pas denoncimit të tenderit në emisionin Piranjat. SYRI TV ka udhëtuar në këtë fshat dhe siç shihet edhe nga pamjet, shtyllat janë vendosur dy ditët e fundit. Banorët ankohen se nuk kanë parë asnjë investim në fshatin e tyre

Nga SYRI TV

Denoncimi i Emisionit Piranja ka vënë në lëvizje bahkinë e Devollit që tenderin per shtrimin e rrugeve të fshati Çetë dhe sistemimin e varrezave të vendos në zbatim.

SYRI TV ka udhëtuar drejt këtij fshati dhe ka parë që ky institucion vendor ka nisur punën e lënë për gjysme duke vendosur kollona vetori në rrethmin e varrezave te këtij fshati

Sipas banoreve sistemimi i varrezave dhe shtrimi i rruges është një domosdoshmëri pasi banorët kanë hasur vështirësi për të përcjelle të afërmit e tyre ne banesën e fundit

Sipas tenderit te bashkise se devollit ky investim duhet te kishte përfunduar 7 muaj më parë

Fshati Çetë duket thuajse i harruar nga institucionet e bashkise Devoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco