Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Moti dëmton të mbjellat në Divjakë, fermerët: 70% e prodhimit nuk del në treg

15:05, 29/03/2023
A+ Aa A-

Fermerët e Divjakës ankohen se temperaturat e ulëta të dy ditëve të fundit kanë dëmtuar me qindra hektarë të mbjella të kulturës së patates. Ata shprehen se nuk do të mund të nxjerrin në treg sasi të mëdha, pasi 70% e prodhimit u është dëmtuar.

Nga SYRI TV

Temperaturat e ulta të dy ditëve të fundit si dhe të shoqëruara me brymë kanë dëmtuar qindra hektarë të mbjella me kulturën e patates në Divjakë.  Fermerët në këtë zonë shprehen se përkeqësimi i motit ka dëmtuar deri në masën 70% të prodhimit që pritej të merrej. Ashtu si dhe për të gjitha kulturat e tjera në fushë apo edhe në sera, fermerët i nuk sigurojnë të mbjellat nga fatkeqësitë natyrore.

Gazetar: M. Muzaka

Pamje: Syri TV

Montazhi: L. Kotri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco