SYRI TV/ Lubenja e Vlorës ‘e plakur’, ikin të rinjtë, banorët: Po falimenton bujqësia e blegtoria

14:57, 28/03/2023
A+ Aa A-

Fshati i Lubenjës në Vlorë vijon të jetë i harruar edhe në ditët e sotme. Një zonë kur dikur i populluar me të internuar, sot kanë mbetur vetëm të moshuar, pasi të rinjtë janë larguar jashtë. Banorët tregojnë se nuk ka asnjë investim në këtë fshat dhe blegtoria dhe bujqësia është drejt falimentit.

Nga SYRI TV

Dikur i populluar nga sistemi komunist me te “padëshiruarit” e partisë sot, Lubenja e Vlorës është shpopulluar, pasi të rinjtë janë larguar dhe ka mbetur vetëm mosha e trete. Banorët rrëfejnë se shkak është mungesa e vendeve të punës dhe falimentimi i bujqësisë dhe blegtorisë.

Mungesa e infrastrukturës në brendësi të lagjeve në fshat është një tjetër shqetësim për banorët. Rruga e Selenicës tashmë është ndërtuar por për infrastrukturën në brendësi askush nuk kujtohet

Pallatet e vjetra, rrugët e painvestuara, tregojnë për një imazh të harruar të fshatit i cili është vetëm 3 km larg bashkisë Selenicë që e ka kompetencë dhe 20 km larg Vlorës.

Gazetare: G.Këllçiu

Pamje: Syri TV

Montazhi: L. Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco