Bujqësia, programe të përbashkëta eksporti me eksperiencën italiane

Bujqësia, programe të përbashkëta eksporti me eksperiencën italiane

19:17, 27/03/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka zhvilluar sot  një takim me homologun e saj italian, ministrin e Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë të Republikës së Italisë, Francesco Lollobrigida, i cili zhvilloi sot një vizitë pune në Tiranë.

Forcimi i bashkëpunimit sa i takon ekspertizës italiane për bujqësinë shqiptare, rritjen e eksporteve dhe garantimin e tregjeve për produktet e certifikuara të origjinës ishin disa nga temat e trajtuara në takimin dypalësh.

Gjatë takimit të sotëm dypalësh në MBZHR, Krifca theksoi se Italia në 30 vitet e fundit ka qenë një prej vitrinave më të rëndësishme në transferimin teknologjik dhe të dijebërjes në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit por në mënyrë të veçantë në bujqësi.

Nga ana e tij ministri i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë të Republikës së Italisë, Francesco Lollobrigida, u shpreh optimist për bashkëpunim.

“Cilësia duhet të jetë përgjigja për sigurinë e produkteve ushqimore. Të zhvillojmë produktet italiane, shqiptare dhe italo shqiptare. Një produkt pëson rritje cilësore dhe vlerë të shtuar nëse ndiqet nga një ekspertizë e caktuar dhe i bashkangjitet markave të njohura dhe me reputacion pozitive”, u shpreh Lollobrigida, duke garantuar bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco