Sulmi ndaj Top Channel/ Viktima jetonte në varfëri, punën e kishte sfidë

Sulmi ndaj Top Channel/ Viktima jetonte në varfëri, punën e kishte sfidë

11:16, 27/03/2023
A+ Aa A-

Breshëritë e kallashnikovit në drejtim të godinës së televizonit Top Channel në orët e para të mëngjesit i morën jetën rojes së objektit, Pal Kola, 60 vjeç.

Ai u godit nga një plumb në zonën e Mëzezit teksa ishte duke qëndruar në godinë, ku fillimisht u plagos dhe më pas humbi jetën në spital.

60-vjeçari banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.

Burimet bëjnë me dije se i ndjeri kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel, çdo natë ai shkonte në punë, madje edhe për festat.

Ai ishte çdo ditë në sfidë për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij. 

Viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte. Djali i tij jeton në Itali, ku kishte ikur për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë. Të tre fëmijët janë të pamartuar. Njëra nga vajzat është e divorcuar dhe ka një djalë. Tani jeton tek familja e vet.

Familja me origjinë nga Puka jetonte në Sharrë prej mbi 25 vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco