KAFE SHQETO/ Ekspozita ‘Trashendentët’ hapet në selinë e Partisë Demokratike

10:55, 27/03/2023
A+ Aa A-

Selia e Partisë Demokratike është shndërruar në një pjesëz galerie arti, disa ditë më parë ku studentët e Universitetit të Arteve ekspozuan krijimet e tyre.

Përgjatë prezantimit të ekspozitës “Trashendentët”, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vlerësoi ekspozitën që shkon përtej qenies. 

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Televizion Andi Mustafai, ka treguar se kur studentët e artit i kanë propozuar kryetarit të PD, Sali Berisha që të mbahej një ekspozitë e tillë, ai ka pranuar menjëherë.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të rinjtë shqiptarë të kontribojnë për vendin e tyre edhe nëse ata prej vitesh janë larguar.

Pjesë nga biseda:

Flavio: Një ekspozitë në seli?! Cila është arsyeja?

Andi Mustafai:" Ideja është që ne të mbledhin ‘trurin’ e çdo shqiptari nëpër botë dhe të gjejmë mundësi të krijojmë hapësira që ata të angazhohen për Partinë Demokratike.

Fakti që sot ata jetojnë jashtë vendit e pamundësojnë prezencën fizike dhe një aktivitet të militantëve të PD. Ne kemi shkëmbyer shumë ide dhe njëra prej tyre është se si ta kthejmë selinë e Partisë Demokratike veç pjesë së politikës, ti japim një dimension simbolik, sepse siç e dini vitin e kaluar na kanë parë si një simbol negativ ku jemi sulmuar brenda saj.

Një prej këtyre ideve se si ta paqtojmë këtë fakt ishte përmes artit, pasi arti na bashkon të gjithëve dhe i jep selisë një frymë pozitive.

Kështu që ne propozuam këtë ide kryetarit të Partisë Demokratike i cili menjëherë e pranoi këtë propozim dhe duhet përshëndetur me ketë rast pasi kur ne propozojmë të tilla idesh ata miratohen dhe menjëherë vihen në zbatim".

Ola: Ndërkohë , sa e vështirë është për të rinjtë shqiptarë që të krijojnë jetën e tyre në vend dhe sa i rëndësishëm është roli i tyre në ndryshimin e të ardhmes së vendit?

Andi Mustafai: "Kur një student largohet nga Shqipëria, në momentin e parë që ai ikën zbehet lidhja me atdheun. Kur shkojnë në Francë, Itali apo Angli, kudo që jemi Shqipëria nuk ekziston. Vendi ynë është kthyer në një zyrë piari e kryeministrit shqiptar, dhe nuk ka as aktivitet që mund të mbahet, ndërkohë që ata prej 7/8 vitesh jetesë atje nuk i lidh asgjë me atdheun. 

Pra kjo është një vështirësi e madhe dhe në këtë po mundohemi të bëjmë. Partia Demokratike e ka në fokus këtë veprimtari të saj, që një njeri shqiptar të veprojë për vendin e tyre edhe nëse ai është jashtë.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco