SYRI TV/ Dëmtohet ura e VidohovëS në Devoll, automjetet detyrohen të kalojnë përmes lumit

12:16, 23/03/2023
A+ Aa A-

Ura që lidh fshatin Vidohovë dhe Miras, rrezikon të bjerë. Pasarelat me dërrasa të urës janë thyer, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë detyrohet të kalojnë përmes lumit. Banorët thonë se bashkia u premtoi në fushatë, por deri më tani nuk është vënë dorë për rehabilitimin e saj.

Nga SYRI TV

Pasarelat e urës janë dëmtuar, aq sa tashmë ato nuk mund të përballojnë automjete të tonazhit të rëndë.

Kamionët, mjetet bujqësore, por shpesh dhe vetë njerëzit, kalojnë përmes rrjedhës së lumit Devoll, duke rrezikuar dhe jetën.

Syri Televizion ka raportuar dhe më herët problematikën e amortizmit të urës që lidh fshatin Miras me Vidohovë. Por, nga bashkia e Devollit deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Banorët kërkojnë marrjen e masave, pasi ura mund të kthehet në kërcënim për jetën e tyre.

Gazetare: S.Xhomaqi

Redaktor: J.Hoxhaj

Operator: S.Çallëku

Montazhier: L.Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco