Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e premte 24 mars

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e premte 24 mars

11:57, 23/03/2023
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në mesditë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek dhe valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 22°C

në zona e ulëta 7 deri 25°C

në zona bregdetare 12 deri 24°C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco