SYRI TV/ Në Shqipëri rikthehen në punë pensionistët, INSTAT: Ulet numri i të rinjve të punësuar

11:15, 23/03/2023
A+ Aa A-

Tregu i punës po reflekton largimin masiv të të rinjve. Gjatë 2022, ka rreth 9 mijë të rinj më pak të punësuar, në krahasim me vitin 2018. Ndërkaq, të dhënat nga INSTAT tregojnë se gjatë 2022 janë regjistruar 54.500 pensionistë që vijojnë punën apo janë rikthyer në punë.

Nga SYRI TV

Shpopullimi i Shqipërisë po reflektohet dukshëm në vendet e punës. Për grupmoshën 15-29 vjeç, gjatë 2022  punësimi ishte me rënie. Në tetor-dhjetor 2022, kishte 807 persona më pak të punësuar në të rinjtë deri 30 vjeç.

Në tetor-dhjetor 2022 ishin të punësuar 274, 526 persona të rinj (15-29 vjeç) ose rreth 9 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në anën tjetër, punësimi në grupmoshën mbi 30 vjeç u rrit me rreth 65 mijë persona.

INSTAT raporton se të punësuar në tremujorin e fundit të 2022 ishin 54,500 pensionistë, pasi Anketa e Forcës së Punës pyet edhe personat në moshë pensioni nëse janë të angazhuar me punë.

Numri i pensionistëve që shtohen në skemën e sigurimeve shoqërore në tre vitet e ardhshme do të arrijë në 48 mijë, me një shtesë vjetore mesatarisht 16 mijë pensionistësh të rinj në vit, sipas parashikimeve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.  

Për shkak se këtë vit, popullsia e vendit do të futet në procesin e plakjes së shpejtë të popullsisë, numri i pensionistëve do të rritet në vijim me ritme më të shpejta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco