Dasho: Duhet të ndryshojë politika e trajtimit të personave të varur nga narkotikët, është model sovjetik

Dasho: Duhet të ndryshojë politika e trajtimit të personave të varur nga narkotikët, është model sovjetik

09:13, 23/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’, Syri Tv ishte mjeku shqiptar në Gjermani, Erion Dasho, i cili trajtoi problemet që sjellin përdorimi i drogërave në sistemin nervor në trurin e njeriut.

Dasho është shprehur se në Shqipëri duhet të ndryshojë politika e trajtimit të pacientëve që vijnë për tu larguar nga varësia e drogës.

"Po ta shikojmë nga aspekti mjekësor droga dhe substancat psiko-aktive duke vepruar në sistemin nervorë qendror sjellin ndryshime katastrofike dhe dëme jashtëzakonisht të mëdha.

Kur flasim për drogën flasim për tre elementë që janë oferta e drogës, kërkesa për drogë dhe dëmi që shkakton droga. Politikëbërësit i kanë parë  në organizatat në vendet e zhvilluara janë nisur nga këto tre drejtime. Në Shqipëri çalon problemi i ofertës pasi është një pikë ku trafikohen drogat më të rënda dhe ushtrojnë aktivitetin në vendet e njohura si ofrues të drogërave në nivele botërorë.

Nuk mund të përdorim drogë nëse nuk ka por këtu gjen me shumicë dhe një pjesë nuk trafikohet por përdoret për konsum të brendshëm. Ndërsa shqetësimi më i madh është përdorimi nga grupet vurnerabël që janë në një moshë të mitur.

Qëndrimi i qeverisë me shprehjen që le të hanë kokat e veta ishte shumë i gabuar pasi krimi në fillim u  mor me drogën në fillim pastaj kur nuk nxirrte mjaftueshëm fitime filluan gjobat e grabitjet e në fund përfunduan duke mos e mundur dot krimin.

Ne jemi në një përgjigje të gabuar në trajtimin e varësisë ndaj drogërave, ata nuk janë një problem toksikologjie që kam prej vitesh që e them këtë gjë por në Shqipëri nuk po ndryshon dhe po mbajnë akoma trajtimin që ndodhte në sistemin sovjetik.

Drogërat veprojnë në sistemin nervor dhe nuk kanë asnjë lidhje me toksikologjinë. Një person i varur nga heroina merr metadon dhe problemi toksik zgjidhet direkt por problemi psikologjik dhe shëndetit mendor nuk preket nga kjo terapi zëvendësuesve. Duhet psikiatërët dhe terapistët që janë një ekip multidimensionar që ta shërojnë këtë problem të madh."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco