Besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Nevrusin, shpresë për të ardhme të mirë

Besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Nevrusin, shpresë për të ardhme të mirë

18:43, 22/03/2023
A+ Aa A-

Është zhvilluar këtë të mërkurë ceremonia e festës së Sullan Nevrusit në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj përcolli urimet e tij, teksa besimtarët thanë se kjo festë simbolizon ditë të re dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Kjo ditë e shënuar për besimtarët bektashinj është festuar edhe në Berat.

"Shpreh urimet dhe bekimet e mia për ju dhe familjet tuaja për këto ditë të vështira që bota po kalon. Në këtë ditë cdo gjë ringjallet, lind shpresa për një të ardhme më të mirë dhe të begatë."

Besimtarët bektashinj folën mbi simbolikën e Sulltan Nevrusit dhe përcollën urimet e tyre. 

Kjo stabilizon dashurinë dhe harmoninë më njëri tjetrin. Paçin vetëm gëzime dhe harmoni në familje”, ishin urimet e besimtarëve.

Kjo ditë e shënuar për besimtarët bektashinj është festuar edhe në Berat. Sipas Sheh Ali Xhemil Hoxha kjo është dita e fisnikërisë bektashiane.

"Kjo festë të jetë festa e begatisë dhe harmonisë me nnjërin tjetrin. Kjo festë simbolizon një nga figurat më të mëdha të fesë Islame, Imamit Ali."

Festa e Sulltan Nevrusit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Sipas sektit bektashian kjo festë përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon një fillim të ri, ku të gjithë shpresojnë për të ardhme më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco