SYRI TV/ Banorët në Kuç kundër ndërtimit të ujësjellësit: Bllokimi i rrjedhës së lumit i lë tokat pa ujë

14:19, 22/03/2023
A+ Aa A-

Ndërtimi i ujësjellësit të Himarës do të falimentojë bujqësinë dhe blegtorinë në Kuç dhe fshatrat përreth. Banorët shprehen se nëse bllokohet rrjedha e lumit të Shushicës, tokat do të mbeten pa ujë. Madje ata theksojnë se ujësjellësi nuk do të ndihmojë banorët, por resortet në bregdet.

Nga SYRI TV

Banorët tregojnë se nëse kjo rrjedhë e lumit merret dhe futet në tubacione, atëherë fshatrat si Kuçi, Mesapliku, Kallarati por jo vetëm ato, do të mbeten pa ujin që vadisin tokat bujqësore duke falimentuar krahun e punës, duke falimentuar bujqësinë dhe blegtorinë.

Ata kanë kërkuar që edhe lumi i Shushicës të shpallet zonë e mbrojtur  pasi lumi tashmë rrezikon tharjen. Sipas banorëve, ky ujësjellës nuk do të furnizojë me ujë Himarën, por resortet në bregdet ndaj edhe po ndërtohet.

Ujësjellësi fillon në Kuç, duke kaluar në Pilur, më pas në disa fshatra, mes tyre Dhërmi, Palasë e Jalë e duke përfunduar në Himarë.

Gazetar: G.Këllçiu

Pamje: Syri TV

Montazh: L Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco