SYRI TV/ Importet e kafes ranë me 30% në janar, rritja e çmimit tkurr konsumin

12:39, 22/03/2023
A+ Aa A-

Muaji janar ka sjellë tkurrje të konsumit të kafes dhe ulje të importeve të këtij produkti në masën 30%. Uljen e konsumit sipas ekspertëve e ka sjellë rritja e çmimeve.

Nga SYRI TV

Muaji janar ka sjellë ulje të konsumit të kafes në Shqipëri. Importet e kafesë janë ulur 30% krahasuar me muajin janar të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Në fillim të këtij viti janë importuar 534 tonë kafe, sasia më e ulët që nga viti 2019.

Në raport me mesataren e importit të kafesë për muajin janar të 4 viteve të fundit (2019-2022) rënia është 20%. Pakësimi i importeve të kafesë ka nisur që vitin e kaluar. Në total, importet e kafesë për 2022 u ulën 14% krahasuar me 2021.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohon se rënia e importeve është ndikuar nga çmimet e rritura të kafesë, raporton Monitor.

Përfaqësues të shoqatës shtojnë se në këtë fillimviti ka rënie të konsumit të kafesë 15 deri 20% për shkak të tkurrjes së fuqisë blerëse nga rritja e përgjithshme e çmimeve të produkteve të shportës ushqimore.

Në këtë periudhë në bare dhe restorante ka rënë konsumi edhe për çajet dhe pijet alkoolike .

Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Në vend kanë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco