SYRI TV/ Nesër nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH Bujar Spahiu uron besimtarët

12:36, 22/03/2023
A+ Aa A-

Nesër myslimanët nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë i uron të gjithë besimtarët për një agjërim më të lehtë. Në mesazhin e tij të urimit, Bujar Spahiu lutet për më shumë paqe dhe solidaritet mes njerëzve.

Nga SYRI TV

E enjtja shënon ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, për të gjithë besimtarët myslimanë.  Kryetari i Komiteti Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit dhe ka ftuar  besimtarët që të jenë më solidarë me familjet në nevojë, e t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit në punë të mira.

Muaji i Ramazanit njihet si muaji i sakrificës për besimtarët myslimanë, të cilët privojnë veten nga ushqimi, pija apo aktivitetet të tjera të ndaluara, nga lindja deri në perëndim të diellit. Ramazani përfundon më datë 21 prill dhe mbyllet me festën e Fiter Bajramit më 22 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco