KAFE SHQETO/ Sfidat e të jetuarit me Sindromën Down, Merita Troka: Gersi mbaroi shkollën, tashmë po punon

KAFE SHQETO/ Sfidat e të jetuarit me Sindromën Down, Merita Troka: Gersi mbaroi shkollën, tashmë po punon

12:33, 22/03/2023
A+ Aa A-

Gersi Troka, një nga të rrallët të rinj shqiptarë me sindromën Down që ka thyer të gjitha parashikimet dhe me suksesin e tij si kampion ndërkombëtar i notit është bërë shpresë dhe udhërrëfyes jete për mijëra prindër në vend.

Të ftuar ditën e sotme ekskluzivisht në ‘Kafe Shqeto” ishte Gersi së bashku me nënë  e tij, Merita Troka të cilët kanë rrëfyer sfidën e të jetuarit me Sindromën Down në vendin tonë.

Diskutimi në studio:

Flavio: Një nga aspeektet më të mëdha të kujdo grupi në Shqipëri është aksesi në punë, sa e lehtë ose e vështirë ka qenë për jut ë shihni Gersin të integrohet në punë?

Merita Troka: "Me thënë të drejtën, nuk është se kemi patur ndonjë vështirësi të madhe sepse sapo Gersi mbaroi shkollën e mesme profesionale për Tik, filluam kërkimet për punë pasi ne nuk arritëm dot që ai të fillonte Universitetin e Sporteve meqë ai e shfaqi vetë dëshirën, ju kthyem punës për të mos ndenjur në punë pasiv përveç aktivitetit sportive që ai ka pastaj i binte ë ai të mbyllej në shtëpi. Kërkuam, na propozun këtë vend punë kështu që Gersi e pranoi me kënaqsi dhe aty Gersi ndihet mirë dhe stafi është i gatshëm për ta ndihmuar dhe për tu integruar.

Flavio: Ma thuaj pak konkretisht se çfarë pune bën dhe se si je integruar aty?

Gersi Troka: "Në kompaninë ku punoj, pra në magazinë vendos çmimet edhe hap qeset. Edhe vendos sinjalet e alarmit".

Ola: Cilat kanë qenë lehtësirat dhe vështirësitë në rritjen e Gersit dhe sa ka ndihmuar shteti ynëtek fëmijët e prekur me sindromën Dawn?

Merita Troka: "Me thënë të vërtetën, u bënë goxha vite diku tek 22/23 vite nuk mund të them se ishin gjërat siç janë sot. Ishte ajo që është më kryesore, mungesa e informacionit për trajtimin e këtyreve persona e qendrat nuk ishin aq të shumta.

Unë do thoja se ka goxha ndryshime nga vitet që lamë pas, por për shkak të organizatave të krijuara tani është më lehtë. Tani njerëzit janë më të informuar dhe përveç kësaj, meqë Gersi është i aktivizuar me Kampionatin e Notit ne udhëtojmë shpesh jashtë në aktivitete të ndryshme dhe kemi parë që nuk ka shumë ndryshime"

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco