Tetraplegjikët në Prrenjas janë pa përkrahje, Hana: Nuk përballojnë shpenzimet

19:53, 18/03/2023
A+ Aa A-

69-vjecari nga Prrenjasi  Ali Hana është invalid dhe mban statusin e tetraplegjikut të përhershëm. Në mungesë të gjymtyrëve të poshtme, ai është i detyruar të lëvizë me një karrocë eletrike. I moshuari jeton me djalin dhe bashkëshorten në një banesë me qera. Pasi kempi epror vendosi ti heqë paketën higjeno-sanitare me vlerë 16 mijë lekë, Ali Hana tregon për Syri tv se e ka të pamundur jetesën në këto kushte dhe pa asnjë përkrahje.

 ‘Nuk na dalin lekët. Ministrja thotë do ua japim por deri më tani asgjë’ thotë Ali Hana.

Si të mos mjaftonin problemet me gjymtyrët e poshtme, Aliu i është nënshtruar edhe një operacioni në zemër, çka i vështirësoi jo vetëm gjendjen shëndetësore por edhe atë enonomike. Përpos problemeve me të cilat jeta e ka përballur, i moshuari duhet të duroje edhe burokracitë e shtetit që i ka hequr pagesat që i takojnë me ligj. 

‘Kam prerë të dyja këmbët, trompozë, dy unaza kam në zemër, jam me probleme shumë të mëdha’ 

Tetraplegjikët dhe paraplegjikët në Elbasan më herët janë ngritur në grevë urie për heqjen e paketës higjeno-sanitare. Nga ministria përkatëse iu premtua se do te trajtoheshin me këtë ndohmë, por ky premtim nuk po mbahet për invalidët në Prrenjas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco