VIDEO-SYRI TV/ 7 marsi për çiftin e mësuesve Kullafi, 35 vite të pandarë në shtëpi e në shkollë

17:26, 07/03/2023
A+ Aa A-

Për çiftin e mësuesve Çaush dhe Zylfije Kullafi, ky është 7 marsi që festojnë për të 35-tin vit radhazi krah njëri-tjetrit. Që prej vitit 1988 dashuria dhe profesioni i ka bashkuar në të njëjtin vend pune. Mes emocionesh ata rrëfejnë historinë e tyre.

Nga SYRI TV

Jo vetëm jetën, por së bashku ndajnë edhe profesionin.

Çifti i mësuesve Çaush dhe Zylfije Kullafi prej 40 vitesh ia kanë kushtuar jetën profesionit të mësuesit, ndërsa prej 35 vitesh janë të martuar dhe punojnë në të njëjtën shkollë. Ndjenja e dashurisë mes tyre lindi në shkollë, e po aty u rrit dhe forcua.

Ata kanë ditur më së miri të balancojnë jetën private me profesionin, madje thonë se të qenët në të njëjtin profesion i ka ndihmuar, pasi konsultohen për gjithçka me njëri-tjetrin. 

Ky është viti i 35-të që çifti i mësuesve festojnë së bashku 7 marsin. Që prej vitit 1988 dashuria dhe profesioni i ka bashkuar në të njëjtin vend pune.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco